Lajme

Kjo është përmbajtja e kallëzimit penal ndaj kryeministrit Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit.

Partia Socialdemokrate ka renditur faktet e tyre në kallëzim penal që ka ushtruar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ku sipas tyre Kurti në vitin 1999 kishte dhënë dorëheqje nga organizata politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

PSD-ja në kallëzimin penal të cilin e ka siguruar gazeta Shqip.com kërkon nga Prokuroria Themelore e Prishtinës të ngrit aktakuzë ndaj Albin Kurtit pasi i njëjti kishte dhënë deklaratë të rrejshme se ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

PSD-ja në këtë kallëzim penal deklaron se kontributi i Kurtit në UÇK-ë ishte i kufizuar. 

“Dihet se aktiviteti i z. Kurti në kuadër të luftës çlirimtare ka qenë i kufizuar në kontributin e tij të dhënë në kuadër të asaj qe njihej si Zyra e Adem Demaçit për analiza, propozime dhe këshilla politike, e cila funksiononte në shërbim të të ndjerit z. Adem Demaçit, që atëkohë kryente detyrën e përfaqësimit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Me datën 2 mars 1999, z. Kurti si pjesë e kësaj zyre, për shkak të mospajtimeve politike, përmes një deklarate publike, tërhiqet nga UÇK-ja dhe nuk kryen më asnjë funksion të njohur publikisht në shërbim të luftës çlirimtare deri kur i njëjti arrestohet në prill të këtij viti”

“Kurti nuk mund të përmbushë dy kushtet e tij të fundit mu për faktin se asnjëherë nuk qenë i armatosur apo uniformuar, e për më tepër i njëjti ka dhënë dorëheqje publike” thuhet në kallëzimin penal.

Ky është kallëzimi penal i cili është dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj kryeministrit kosovar, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur këtyre pyetjeve disa herë në Kuvendin e Kosovës ngase partitë opozitare në veçanti Partia Demokratike e Kosovës kishte kontestuar kontributin e tij gjatë luftës.

Kurti kishte deklaruar se disa nga komandantët e UÇK-së ia kishin njohur meritat e tij në luftën çlirimtare. /Shqip.com