Lajme

Agjencia Kundër Korrupsionit: Alban Hyseni posedon tetë pasuri të paluajtshme

Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit

Agjencia Kundër Korrupsioni ka bërë publike deklarimin e pasurisë së zyrtarëve shtetërorë.

Në mesin e tyre figuron edhe pasuria e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit.

Në bazë të deklarimit të pasurisë del se Alban Hyseni posedon tetë pasuri të paluajtshme kurse, nuk ka të deklaruar para të gatshme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, përveç një toke që kap vlerën prej 3 mijë e 500 euro e cila është vetëm e tij, pjesën tjetër të pasurisë se paluajtshme e ka deklaruar në pronësi të përbashkët në të cilat përfshihen shtëpi, toka dhe një vikendicë.

Tek detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik, del se Hyseni paguan borxh të cilin e ka marrë për studime në vlerë prej 1 mijë euro si dhe kredi prej 2 mijë e 500 euro për nevoja personale.

Ndërsa, tek të hyrat vjetore të Alban Hysenit, si burim janë deklaruar paga dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës, si dhe paga nga Komuna të cilën e udhëheq./Shqip.com