Rozë

Kjo është pasuria e deklaruar e Adriana Matoshi, lokale, shtëpi dhe banesë

Aktorja, Adriana Matoshi

Zyrtarët më të lartë të shtetit tashmë kanë deklaruar pasurinë e tyre.

Në mesin e tyre është edhe deputetja, Adriana Matoshi, e cila është zgjedhur nga populli vitin e kaluar.

Ajo ka deklaruar një shtëpi 66 metra katrorë në vlerën e 400 mijë eurove, për të cilën thotë se është e trashëguar që nga viti 1957 dhe se është në emër të prindërve të saj.

Aktorja nga Gjilani ka deklaruar edhe një makinë që kushton tre mijë euro, e që po ashtu është e prindërve.

E njëjta më pas ka deklaruar të hyrat vjetore që merr nga Kuvendi i Kosovës rreth 16 mijë euro.

Ndërsa së fundi edhe përfitimet nga një produksion i serialit rreth 1 mijë uro dhe dy lokale të saj në Gjilan dhe Prishtinë./SHQIP.com