Lajme

Kjo është pasuria e Albin Kurtit

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti

Agjencia kundër Korrupsioni ka bërë publike deklarimin e pasurisë së zyrtarëve shtetërorë.

Në mesin e tyre figuron edhe pasuria e kryeministrit Albin Kurti.

Në bazë të deklarimit të pasurisë del se Albin Kurti posedon një apartament në sipërfaqe prej 67 metra katrorë që kap vlerën prej 400 mijë euro.

Sa i përket parave të deponuar në bankë, del se bashkëshortja e Kurtit, që jeton në Norvegji në bankë posedon 23 mijë euro para të gatshme, ndërsa Kurti në NLB Banka posedon 401.65 euro.

Tek detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik, del se Kurti paguan 250 euro qira mujore për shtëpinë ku edhe banon ndërsa bashkëshortja e tij posedon banesë të cilën e ka blerë në vlerë prej 290 mijë euro.

Kurti del se merrë pagë vjetore në vlerë prej 12 mijë e 930 euro ndërsa bashkëshortja e tij merrë pagë mujore në vlerë prej 39 mijë e 200 euro./Shqip.com