Art Jetese

Kjo është mosha kur arrini lumturinë

Lumturia

Burimi i kësaj lumturie do të jetë sipas psikologëve, gëzimi familjar dhe ndjenjat që do të ekzistojnë mes partnerëve.

Qëllimi më i lartë në jetën tonë është me siguri për të gjithë lumturia, shkruan Humanum.

Megjithëse ka teori që thonë se lumturia nuk ekziston, ka vetëm copëza lumturie, ka të tjerë që lumturinë e lidhin me një nocion të së shkuarës.

Por, studiuesit e fushës kanë treguar se megjithatë ekziston një periudhë në të cilën njeriu arrin kulmin e lumturisë.

Ata tregojnë se mosha që do të ndihemi më tepër të lumtur do të jetë ajo 33-vjeçare.

Burimi i kësaj lumturie do të jetë sipas psikologëve, gëzimi familjar dhe ndjenjat që do të ekzistojnë mes partnerëve, pa harruar të përmendim edhe ardhjen në jetë të fëmijëve, ecurinë e mirë në karrierë që në këtë moshë zakonisht është arritur, si edhe optimizmin që e karakterizon njeriun si pasojë e pjekurisë dhe pavarësisë që ka arritur.

Psikologia angleze Donna Dawson shpjegon se në moshën 33 vjeçare njeriu ka eleminuar nga vetja naivitetin e fëmijërisë dhe rebelizmin e adoleshencës duke pasur brenda vetes tashmë një ndjenjë te fortë shprese dhe bindjeje për talentet apo aftësitë që zotëron./SHQIP.com