Rozë

Kjo është këngëtarja popullore shqiptare e cila shpallet më e dëgjuara në Spotify

Remzie Osmnai, Shkurta Fejza dhe Shyhrete Behluli

Si gjithmonë, platforma më e njohur për dëgjimin e muzikës, Spotify, në fund të vitit shfaq listat e artistëve më të dëgjuar të këtij viti.

E në këtë platformë paraqitet edhe muzika shqiptare.

Kësaj here vendin e parë në kategorinë e këngës popullore e zë këngëtarja e muzikës shqiptare, Remzie Osmani.

Sipas kategorizimit ajo ka pasur mbi 277.4 mijë dëgjues dhe 4.8 milionë transmetime, e muzika e saj është dëgjuar në 123 vende të ndryshme të botës.

E nga ana tjetër, Remzie Osmani dhe vëllai i saj, Nexhat Osmani po shijojnë  një sukses të madh  me këngën “Ditari” e cila ka rreth 8.4 milionë shikime./SHQIP.com