Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Gjatë mëngjesit  të sotme, në dy pikat kufitare në Kosovë në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë nuk janë regjistruar pritje të gjata.

Sipas të dhënave në Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet për të dal nga Kosova kanë qenë deri në 45 minuta kurse kolonat e gjata deri në 200 metra.

Në pikën tjetër kufitare atë me Merdarë, pritjet për të dal nga Kosova kanë qenë deri në 120 minuta kurse kolonat e gjata deri në 1000 metra.

Edhe në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5-10 minuta në hyrje dhe dalje pos në Jarinjë dhe në Mutivodë që pritjet për të dal nga Kosova janë deri në 20-30 minuta./Shqip.com