Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Gjatë mëngjesit  të sotme, në dy pikat kufitare në Kosovë në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë nuk janë regjistruar pritje të gjata.

Sipas raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet tek Dheu i Bardhë, janë deri në 5-10 minuta ndërsa në Merdarë pritjet janë nga 10 deri në 15 minuta.

Statistikat

Edhe në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5-10 minuta në hyrje dhe dalje./Shqip.com