Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Pika kufitare.

Pasditja e së premtes është karakterizuar e qetë në pikat kufitare në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha vendkalimet nuk ka pasur pritje me të gjata se 5 minuta.

Ndërsa në po të njëjtat pika nuk është shënuar asnjë kolonë.

Kujtojmë se gjatë ditëve të verës, në pikat kufitare në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë ka pasur pritje të  gjata me orë të tëra.

Statistikat në pikat kufitare në Kosovë

Po ashtu në këto vendkalimi kolonat kanë arritur me kilometra dhe kjo për shkak të fluksit të mërgimtarëve gjatë sezonës./Shqip.com