Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

ilustrim

Gjendja në pikat kufitare me Kosovën gjatë ditës së sotme është shumë më e qetë, në krahasim me disa ditë me herët kur mërgimtarët duhej të pritnin deri në tetë orë për të dal nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare Për Menaxhim Kufitar, sot pritjet në Merdarë janë të gjata nga 10 deri në 15 minuta ndërsa, tek Dheu i Bardhë deri në 40 minuta.

Po ashtu në Merdarë kolonat e veturave janë të gjata deri në 300 metra ndërsa në Dheun e Bardhë nuk ka kolona të veturave.

Statistikat

Në pikat e tjera kufitare, pritjet gjatë hyrjes dhe daljes nga Kosova nuk janë më shumë se 3 deri në 15 minuta.

/Shqip.com