Lajme

Kjo është gjendja e të plagosurve sot në Arbëri

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, gjatë ditë së shtunë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve, për Shqip.com ka dhënë detaje Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.


Sipas tyre, njëri nga ta pas trajtimit nga ortopedi është liruar nga emergjenca, kurse tjetri është me lëndime më serioze dhe po vazhdon trajtimin.


“Zyra për Medie ju konfirmon se dy persona të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente. Njëri nga ta pas trajrimit nga ortopedi është liruar nga emergjenca, kurse tjetri me lëndime më serioze po vazhdon trajtimin nga ekipi mjekësor në kuadër të Klinikës së Kirirgjisë Torakale”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së për Shqip.com.


Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Arbëri , ku një burrë është vrarë me armë zjarri teksa dy të tjerë janë plagosur me thikë.

/Shqip.com