Lajme Botë

Kjo është gjendja e shkrimtarit Salman Rushdie

Autori Salman Rushdie është hequr nga ventilatori dhe është në gjendje të flasë sërish, një ditë pasi u godit me thikë.

Z. Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa fliste në një ngjarje në shtetin e Nju Jorkut dhe ishte në gjendje kritike.

Agjenti i tij, Andreë Ëylie, konfirmoi lajmin për mediat amerikane, por më parë kishte thënë se autori mund të humbasë një sy, raporton BBC.

Zoti Rushdie është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa muslimanë e shohin si blasfemi.

Personi i akuzuar për sulmin u deklarua i pafajshëm për tentativë vrasje të shtunën dhe është lënë në paraburgim pa lirim me kusht.

Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se ka dalë në skenë dhe ka goditur me thikë zotin Rushdie të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe bark. Pas sulmit, Ëylie tha se zoti Rushdie kishte pësuar nerva të prera në njërin krah, dëmtim të mëlçisë dhe ka të ngjarë të humbiste një sy.

Ndërsa gjendja e fundit e autorit nuk është përditësuar ende, disa kolegë shkrimtarë dhe studiues postuan në Twitter lehtësimin e tyre kur zbuluan se romancieri tani ishte në gjendje të fliste.

Michael Hill, presidenti i institucionit Chautauqua ku ndodhi sulmi, gjithashtu postoi lajmin në Twitter.

Ka pasur një valë mbështetjeje për të, me sulmin e dënuar gjerësisht si një sulm ndaj lirisë së shprehjes./Shqip.com