Sport Ndërkombëtar

Kjo është gjendja e futbollistit të Lazios pas aksidentit të veturës së tij me tramvaj

Twitter/AGTW_it
Twitter/AGTW_it

Futbollisti i Lazios, Ciro Immobile, dje, u përfshi në një aksident trafiku, kur një tramvaj u përplas me veturën e tij në Romë.

Ndonëse menjëherë pas aksidentit tha se ishte mirë, kapiteni i Lazios mbetet në spital pasi lëndoi shtyllën kurrizore dhe rezultoi me bri të thyer. Për momentin nuk dihet se sa do të mbahet futbollisti italian për trajtim spitalor.

“Stafi mjekësor i Lacios bën me dije se pas një aksidenti automobilistik, futbollisti Ciro Immobile ka pësuar një traumë me shtrembërim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë të përbërë në brinjën e djathtë. Futbollisti është ende nën vëzhgimin e departamentit të mjekësisë urgjente të udhëhequr nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli në Romë”, tha Lazio në një deklaratë.

Ekspertët vlerësuan se nëse Ciro Immobile do të kishte drejtuar një automjet tjetër, përfundimi i këtij aksidenti do të ishte shumë më i keq dhe pyetja është nëse ai do të kishte shpëtuar. Fatmirësisht, Immobile nuk u lëndua rëndë edhe pse tramvaji goditi kokë më kokë xhipin e tij.

/Shqip.com