Rozë

‘Kjo është e tepërt’ – Produksioni ndërron mesazhet që fansat ua dërguan banorëve?

Mbrëmë është realizuar një lojë shumë interesantë në shtëpi të Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi fansat i kanë dërguar mesazhe banorëve brenda – me anë të një emoi që përmbante shumë të parave në të.

Për më shumë se 30 minuta, banorët e “Big Brother Vip” lexuan të buzëqeshur mesazhet që kishin marrë nga fansat e tyre, megjithatë nuk ka munguar një “dramë” apo një “skenar i produksionit” edhe këtu.

Një mesazh që i kishte ardhur Kiara Titos është ndryshuar nga produksioni, dhe për këtë ka ardhur erdhe reagimi i personit që e ka dërguar.

Krahas mesazhit, ai shkruan se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit.”

“Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai.

/Shqip.com