Kjo është arsyeja që Napoli hodhi në gjyq Elseid Hysajn

Problemet për Elseid Hysajn nuk kanë të ndalur edhe pas transferimit te Lazio, transmeton Shqip.com.
Pasi shkëputi kontratën me Napolin dhe u transferua te Lazio gjatë prezantimit para shokëve të rinjë të skuadrës, një këngë e kënduar prej shkodranit u bë mollë sherri me tifozët e bardhekaltërve.
Por kjo nuk mbaron këtu, pasi gjatë së shtunës gazeta italiane “Il Mattino” pretendon se Napoli ka hedhur Elseid Hysajn në gjyq për çështje disiplinore në vitin 2019.
Presidenti i Napolit, de Laurentis i është drejtuar gjykatës për këtë çështje, derisa kërkon nga mbrojtësi shqiptar 65 mijë euro, që i bie 25% e pagës mujore të tij.
Por çfarë ndodhi në të vërtet?
Në vitin 2019, kur Napoli shpallej nënkampion i Italisë nën drejtimin e Carlo Ancelottit, duke arritur pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e kaluar.
Pas ndeshjes me Salzburgun e vlefshme për Champions, Ancelotti nuk u paraqit në konferencë për shtyp, ku rrezikoi gjobë nga UEFA. Gjithashtu, drejtuesit e klubit parashikuan një grumbullim të detyruar për skuadrën në formë ndëshkimi, por të gjithë u larguan përfshirë edhe Hysajn.
Kjo situatë zgjati një javë dhe më pas futbollistët u kthyen në stërvitje, por drejtuesit e klubit u zotuan se do të marrin masa ndaj futbollistëve, pikërishtë për këtë çështje që nga viti 2019 është rihapur dhe Hysaj tani është në telashe me napolitanët.
Çështja për dy futbollistët, Alan dhe Milik është pezulluar, por jo edhe për Elseid Hysajn.
Kjo lë të kuptohet se presidenti De Laurentis ka ndonjë inat përsonal me reprezentuesin shqiptar, i cili kompletoi transferimin e tij te Lazio si lojtar i lirë./Shqip.com