Rozë Ndërkombëtar

Kjo është arsyeja pse Ronaldo dhe Georgina shitën avionin e tyre privat

CR7 gjen një blerës për avionin e tij privat të blerë në vitin 2015 për rreth 20 milionë Euro kur ai ishte pjesë e Real Madrid dhe me të cilin ka shëtitur pothuajse në të gjithë planetin.

Për momentin nuk dihet ende identiteti i blerësit dhe shuma që do të paguajë për të bërë të vetin mjetin fluturues Gulstream G-200.

Sulmuesi portugez thuhet se e bleu avionin për 25 milionë dollarë në vitin 2015, sipas The Mirror.

Partnerja Georgina Rodriguez ndau disa foto që shfaqnin brendësinë luksoze të avionit në faqen e saj në Instagram ndërsa familja fluturoi drejt Arabisë Saudite pas nënshkrimit të Cristiano me Al Nassr.

Avioni thuhet se mund të strehojë deri në katër pasagjerë dhe një ekuipazh të vogël.

Gazeta spanjolle EsDiario raportoi se Ronaldo po shiste G200 në mënyrë që të përmirësohej në një avion më të madh.

Sipas mediave, arsyeja e shitjes së avionit është e thjeshtë, CR7 ka nevojë për një avion më të madh dhe është vënë në lëvizje për të gjetur një mjet fluturimi me hapësira më të mëdha.

Për momentin është ende në kërkim por me pagën 200 milionë euro në sezon, nuk do ta ketë shumë të vështirë të gjejë një avion.

/Shqip.com