Lajme

Kjo është agjenda për 17 shkurt e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Flamuri i Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar agjendën për nderë të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

Duke filluar nga ora 08:00 e kësaj dite do të ngritët flamuri oborrin e Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar më teje në ora 09:10 deri në 09:30 me vendosjen e kurorash lule tek kompleksi Adem Jashari në Skenderaj.

Në ora 11:00 do të filloj seanca solemne e Kuvendit të Kosovës deri në ora 11:40.

Forca e Sigurimit të Kosovës dhe Policia e Kosovës do të parakalojnë në ora 12:00 në bulevardin Nëna Terezë.

Në ora 17:00 Filharmonia e Kosovës mbanë koncert me vepra shqiptare në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Agjenda ditore mbaron me koncertin i cili do të mbahet në Kino Armata në Prishtinë nga ora 20:00 deri në ora 21:30./Shqip.com