Lajme

Kjo është agjenda e mbledhjes së dy qeverive

Edi Rama dhe Albin Kurti.

Zyra e Kryeministrit nga Kosova ka njoftuar për agjendën e nesërme ku qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do ta mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët në Prishtinë.

Sipas njoftimit, pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në Prishtinë.

Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë pritet të mbërrijë aty në orën 10:45, ndërsa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Tutje, në ora 11:15, pritet që të filloj sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive dhe d01o të transmetohet drejtpërdrejt.

Pas kësaj, është planifikuar një konferencë për media e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Agjenda e plotë:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim 12:20 12:30

Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë/Shqip.com