Sport Ndërkombëtar

Kjaer jashtë fushës së gjelbër për rreth gjashtë muaj

Simon Kjaer

Ndaj Genoas arkëtuan pikët e plota, por shija e fitores mbeti e hidhur.

Qendërmbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer e lëshoi fushën e gjelbër me barela – të mërkuren mbrëma.

Sipas “Corriere della Sera”, ai mund të jetë jashtë fushës së gjelbër rreth gjashtë muaj.

“Përveç prekjes së ligamentit të kryqëzuar, ka edhe dëmtim të kolateralit. Në raste të këtij lloji, rikuperimi zgjat rreth gjashtë muaj: një humbje shkatërruese për Milani), Të premten pas operacionit, do të ketë saktësi më të madhe në kohën e prognozës”, ka shkruar ndër të tjera, mediumi Italian.

Mund të jetë një imazh i 6 persona
Momenti kur Kjaer u largua nga fusha e gjelbër

Mungesa e tij do jetë një hendikep i madh për rosonerët, të cilët kanë pasur probleme të shumta me lëndime kohëve të fundit.

Për shkak të dëmtimit, jashtë fushave të gjelbra për një kohë qënderoi gardiani, Mike Maignan, i cili u rikthye pikërisht ndaj Genoas.

Në vend të Kjaer sipas të gjitha gjasave do të inkuadrohet Romagnoli, që në takimet të cilat luajti – fansat e kuqezinjëve nuk ishin fare të kënaqur me të. /Shqip.com