Sport Ndërkombëtar

Kjaer dhe mjekët danez shpërblehen nga UEFA pasi i shpëtuan jetën Eriksenit

Momenti kur Christian Eriksen pësoi arrest kardiak

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer dhe stafi mjekësor danez janë shpërblyer nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, shkruan Shqip.com.

Kjaer dhe stafi mjekësor i Danimarkës janë shpërblyer me “Çmimin e Presidentit UEFA 2021” pasi shpëtuan jetën e mesfushorit, Christian Eriksen.

Mesfushori i Interit u rrëzua pa ndjenja në fushë pasi pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes së parë të Danimarkës kundër Finlandës në “EURO 2020”.

Reagimi i shpejtë i Kjaer dhe stafit mjekësor bënë që Eriksen t’i shpëtonte më të keqes.

“Këtë vit, Çmimi i Presidentit tejkalon futbollin”, tha Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Ajo shërben si një kujtesë e rëndësishme dhe e përjetshme se sa e çmuar është jeta dhe vendos gjithçka në jetën tonë në perspektivën më të qartë”, shtoi ai.

“Unë gjithashtu do të doja t’i dërgoja urimet e mia më të mira Christian Eriksen dhe familjes së tij ndërsa ai vazhdon shërimin e tij”.

Fituesit e këtij çmimi janë ekipi mjeksor i përbërë prej Mogens Kreutzfeldt, Frederik Flensted, Anders Boesen, Peder Ersgaard, oficerët mjeksorë të UEFA-s, Jens Kleinefeld dhe Valentin Velikov, ekipi mjekësor kombëtar danez, Morten Skjoldager dhe Morten Boesen dhe kapiteni danez Simon Kjaer./Shqip.com