Sport Ndërkombëtar

Kiwior pritet të transferohet te Arsenali

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka njoftuar këtë të shtunë se futbollisti Jakub Kiwior është nisur drejt Londrës, ku pritet që së shpejti të zyrtarizohet te Arsenali.

Pas arritjes në Londër, Kiwior do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj mund të finalizojë kalimin e tij në “Emirates”.

Të premten u arrit marrëveshja për transferimin e 22-vjeçarit nga Spezia te Arsenali për 25 milionë euro, plus bonuset.

Qendërmbrojtësi polak do të nënshkruajë me “Topçinjtë” kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

/Shqip.com