Rozë

Kishte të kaluar kriminale, ky është reagimi i Olsës për konkurrenten e re të Për’puthen

Olsa Muhameti

Në “Për’puthen Prime” të shtunën është prezantuar Laureta nga Suhareka, motra e konkurrentes aktuale Rrushe Zyba.

Hyrja e Lauretës bëri bujë të madhe në media për shkak të kaluarës së saj.

Fillimisht 27-vjeçarja u komentua në mediat sociale pasi figuron se ka qenë e kërkuar nga INTERPOL si pjesë e një rrjeti mafioz serb dhe me pas si e dashura e Vali Corleone, madje emrin e tij e kishte edhe tato në qafë.

Pas gjithë kësaj ka reaguar edhe producentja e këtij emisioni, Olsa Muhameti.

Ajo ka thënë së çështja e Lauretës do të trajtohet në Prime dhe për të kaluarën e saj ajo kishte treguar gjatë kohës sa ka qenë në audicione.

Sipas Olsës çdo person e meriton një mundësi të dytë dhe shpreson që ky të jetë rasti i Lauretës.

“Përputhen nuk është vetëm një program dashurie, ne duam të japin edhe mesazhe e pse jo mundësi të dytë në jetë. Shpresoj i tillë të jetë rasti i Lauretës deri në fund”, ka shkruar ajo./SHQIP.com