Lajme

Kishin bërë komente politike, suspendohen dy zyrtarë policorë

Policia e Kosovës

Dy zyrtarë policorë janë suspenduar pasi kanë bërë komente politike për balotazhin e Zgjedhjeve Lokale.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, duke shtuar se “përfshirja politike e zyrtarëve policorë është shkelje e rëndë disiplinore”.

“Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”.

Në 21 komuna në Kosovë po zhvillohet balotazhi. /Shqip.com