Lajme

Kisha ortodokse serbe: Le të verifikohet urgjentisht nëse po kontrabandohen armët

Dioqeza Rashkë-Prizren, ka reaguar pas deklaratës së deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila tha se Serbia sjell armë në Kosovë përmes autoambulancave dhe po i shkarkon në kishat ortodokse.

Dioqeza Rashkë-Prizren (KOS) thotë se e ka pranuar me shqetësim të thellë deklaratën e Kearns.

Sipas Dioqezës Rashkë-Prizren, kjo deklaratë “paraqet një akuzë tejet të rrezikshme që kriminalizon Kishën Ortodokse Serbe dhe tashmë po shfrytëzohet nga disa media kosovare me qëllim të nxitjes së urrejtjes fetare dhe etnike”.

Tutje, sipas tyre, “këto akuza përbëjnë gjithashtu një kërcënim të drejtpërdrejtë për klerin, manastiret dhe vendet fetare”.

Ndërkaq, thuhet se akuzat e deputetes Kearns duhet të verifikohen urgjentisht.

“Prandaj, dëshirojmë ta trajtojmë këtë çështje me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë. – Ne këmbëngulim që akuzat e zonjës Kearns të verifikohen urgjentisht. Prandaj, kërkojmë publikisht, Përmes kësaj deklarate, misioni i KFOR-it, në të cilin ishte vendosur njësia e lartpërmendur britanike (Royal Fusiliers), i bëjnë të ditur publikut nëse mund të konfirmojnë pretendimet e deputetit të MB-së. Është e pamundur që ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar në KFOR ta kenë këtë informacion dhe të mos ua komunikojnë eprorëve të tyre në komandën e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Tutje, ata thanë se nësë këto pretendime rezultojnë të vërteta, çdo zyrtar(ët) e kishës që zbulohet se është i përfshirë në keqpërdorimin e supozuar të ambienteve të KOS-it dhe shërbimit kishtar për transportin ose ruajtjen e armëve do të përballet me dënimet më të rënda të kishës dhe nuk do të vazhdojë shërbimin.

Ndërsa tha se nëse KFOR-i nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e këtyre pretendimeve, deputetja britanike të kërkojë falje publikisht përmes ambasadës për  “shkak të pretendimeve të saj nxitëse dhe të pasakta që kanë pasoja të rënda”.

Alicia Kearns ka folur rreth këtyre veprimeve të palës serbe. Ajo është shprehur e bindur se, po, burimet ushtarake kanë qenë shumë të qartë me mua se ka armë që po vijnë përtej kufirit , deklarata e KFOR nuk thotë që nuk ka armë matanë kufirit duke kaluar nga kufiri, nga Serbia dhe Kosova Veriore, sepse ata e dinë që ka.

RTV21: Keni thënë se po hyjnë armë nga Serbia në Veriun e Kosovës. Nga kanë ardhur këto informacione, a e dini kush janë këta persona? Ju keni thënë dje se ka armë që po hyjnë në veriun e Kosovës nga Serbia dhe KFOR-i është i vetëdijshëm për këtë. Prej nga vjen ky informacion?

Alicia Kearns: Po, burimet ushtarake kanë qenë shumë të qartë me mua se ka armë që po vijnë përtej kufirit , deklarata e KFOR nuk thotë që nuk ka armë matanë kufirit duke kaluar nga kufiri, nga Serbia dhe Kosova Veriore, sepse ata e dijnë që ka. Ata kanë biseduar specifikisht për incidentin e vitit 2022 kur KFOR-it ju kishte thënë se armët që kishin ardhur në ambulanca dhe ishin vendosur në kisha. Tash, unë ju besoj shumë se njerëzve që kam folur me ta që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe i kanë parë ata vet dhe ne të gjithë e dijmë, siç e kemi parë dhunën e tmerrshme ndaj ushtarëve të KFOR-it së fundmi dhe se ka municione duke u sjell në veri të Kosovës.

RTV21: Qeveria ka thënë sot se janë se kanë filluar hetimet për deklaratën tuaj për armët, si e shihni ju?

Alicia Kearns: Unë mendoj që është shumë pozitive që kanë filluar hetimet sepse mendoj që këtë gjë duhet ta shohim nga afër se kush janë këto grupe të armatosura që po operojnë në veriun e Kosovës kush po i armatos ata, kush po i financon ata dhe kush po i organizon dhe mobilizon ata dhe ky është thelbi kërkesa kryesore për BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu edhe qeverinë e Britanisë së Madhe që e dijnë se këto grupe të armatosura ekzistojnë. Tani është koha për t’i hetuar ata dhe të sigurohemi që ata nuk po i bëjnë, Serbët nga Kosova dhe Shqiptarët nga Kosova të ndjehen më pak të sigurt.

/Shqip.com