Kulturë

Kisha e Shën Nikollit në Lezhë, vendvarrimi i heroit tonë kombëtar

Kisha e Shën Nikollit në Lezhë, vendvarrimi i heroit tonë kombëtar
Kisha e Shën Nikollit në Lezhë, vendvarrimi i heroit tonë kombëtar

Katedralja e Shën Nikollit, në Lezhë, është shpallur Monument Kulture i kategorisë I, në vitin 1973. Ky objekt kishtar i përket shek. XIV dhe ka përmasat 17 x 8 metër.

Në anën e djathtë, pranë absidës ende sot ruhen gjurmët e afreskut ku paraqitet imazhi i Shën Nikollës. Në historinë e mesjetës së vonë, ky objekt fetar lidhet dhe me figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, trupi i të cilit u varros aty me 17 janar të vitit 1468.

Kisha e Shën Nikollit në Lezhë, vendvarrimi i heroit tonë kombëtar

Kur osmanët pushtuan vendin, ata plaçkitën kishën dhe e kthyen në xhami. Xhamia u emërua sipas sulltanit osman Selim I. Kisha e Shën Nikollës u rindërtua nga osmanët gjetkë në këmbim, si një gjest tolerance ndaj të krishterëve, por eshtrat e Skënderbeut thuhet se u nxorën dhe u përdorën si hajmali prej osmanëve.

Xhamia Selimiye ishte një nga ndërtesat e fundit të mesjetës në Lezhë dhe nuk mbijetoi në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, i cili shkatërroi të gjitha xhamitë. Minarja e saj u shemb edhe nga një tërmet që goditi këtë zonë dhe gjatë rindërtimit të qytetit u vendos të hiqeshin shtesat e mbetura osmane dhe të transformoheshin themelet e kishës së vjetër dhe varri i heroit kombëtar në një monument modern madhështor. Një punë e tillë u bë në vitet që pasuan dhe u përfundua pak përpara vitit 1983.

/Shqip.com