Kulturë Kino

Kino Armata sjell kulturën italiane në Prishtinë

Kino Armata, këtë muaj do të sjellë n Kosovë, pjesë të kulturës italiane.

Në vazhdën e ngjarjeve kulturore, do të shfaqen punët më të rëndësishme të autorëve italian.

Filmat e Michelangelo Antonioni, Pier Paolo Pasolini, Federico Fellini, Bernardo Bertolucci, Roberto Rossellini, etj. do të kenë shfaqje të rregullta gjatë serisë programore ‘101’ në Kino Armata.

Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar.

Programi i filmave sipas njoftimit në faqen zyrtare të kinemasë është si më poshtë:

E martë, 24 maj, 19:30h

UCCELLACCI E UCCELLINI (1966), 91 min.  E mërkurë, 25 maj, 19:00h

ACCATTONE (1961), 117 min.   E enjte, 26 maj, 19:00h MAMMA ROMA (1962), 110 min. E premte, 27 maj, 19:00h EDIPO RE (1967), 104 min.

Biografia e Pier Paolo Pasolini, puna e të cilit do të prezantohet para publikut, në kino Armatë:

Pier Paolo Pasolini (1922 – 1975) ishte një regjisor, poet, shkrimtar dhe intelektual italian, i cili u dallua edhe si aktor, gazetar, romancier, dramaturg dhe figurë politike.

Një personalitet që konsiderohej problematik në Itali për shkak të sinqeritetit të tij, trashëgëmia e Pasolinit mbetet kontroversiale. Ai kritikoi ashpër vlerat sipërfaqësore borgjeze dhe ardhjen në dukje të “totalitarizmit të konsumerizmit” në Itali, duke vënë përballë polemikat socio-politike me problematika seksuale që ishin tabu.

Si protagonist i shquar i skenës kulturore romake të periudhës së pasluftës, Pasolini ishte një figurë kryesore në letërsinë dhe artet kinematografike evropiane.

Filmi më i njohur i Pasolinit, Il Vangelo secondo Matteo (1964; Ungjilli sipas Shën Mateut), është një ritregim i ashpër, në stilin dokumentar të jetës dhe martirizimit të Jezu Krishtit.

Alegoria komike Uccellacci e Uccellini (1966; The Hawks and the Sparrows) u pasua nga dy filma që përpiqeshin të rikrijonin mitet e lashta nga një këndvështrim bashkëkohor, Oedipus Rex (1967) dhe Medea (1969).

Përdorimi i erotizmit, dhunës dhe shthurjes nga Pasolini si mjete për spekulimet e tij politike dhe fetare në filma të tillë si Teorema (1968; “Teorema”) dhe Porcile (1969; “Pigsty”) e solli atë në konflikt me elementet konservatore të Kishës Katolike Romake.

Më pas ai filloi të mirret me erotizëm mesjetar në Il Decamerone (1971) dhe The Canterbury Tales (1972). Përveç filmave të tij, Pasolini botoi vëllime të shumta me poezi dhe disa vepra kritike letrare.

Të gjithë filmat do të shfaqën në gjuhën origjinale me titra shqip