Rozë

“Kini pak frikë nga Zoti”, Einxhel shpërthen e revoltuar në rrjetet sociale

Einxhel Shkira është shumë aktive në rrjete sociale – e më së miri e tregojnë edhe numri i madhe i ndjekësve që ajo ka.

Ajo së fundi ka bërë një deklaratë të gjatë, ku ka thënë se nuk dëshiron që fëmija i saj të ndjejë energjinë negative që i dhurojnë komentet negative.

Einxheli ka thënë se një ditë do të flasë për vështirësitë e shtatzënisë – por, jo sa e ka fëmijën në bark.

“Do flasë një ditë edhe për JU të shkretët edhe për çdo vuajtje që ka një vajzë/grua shqiptare gjatë shtatzënisë në këtë vend, ku as të jesh shtatzan s’paska qen e lehtë… Por jo sot, jo tani, jo me fëmijën tim në bark se s’do lejoj kurrë që ai të ndjejë energjinë tuaj të zezë! Por një ditë kur trupi im të më përkas sërish mua dhe të më jetë rikthyer forca ime fizike do dëgjoni se çkam për të thënë!! E deri në atëherë…”

Ndryshe, moderatorja është në pritje të fëmijës së parë me Dj Dagz. Dyshja javë më parë bënë një hap tjetër në lidhjen e tyre, ku Dagz i propozojë moderatorës martesë.

/Shqip.com