Teknologji Auto

Kinezët prodhojnë furgonin që iu bënë të ndiheni sikur po udhëtoni në planetin mars

Furgoni me dizajn fantastiko-shkencor është një automjet koncept nga kompania GAC – një prodhues automobilistik shtetëror nga Kina.

I quajtur Van Life, ai është tashmë automjeti i dytë në një seri dizajni të quajtur Car Culture.

Furgoni është projektuar nga skuadra evropiane e Milanos së Italisë dhe është debuton po në Milano.

Para së gjithash, automjeti prodhohet kryesisht nga alumini i ricikluar, plastika dhe fibra karboni.

Energjia elektrike vjen nga një bateri në gjendje të ngurtë për një rreze të gjerë dhe sistemi i navigimit përdor yje për të gjetur rrugën drejt destinacionit tjetër.

Pjesa e pasme e furgonit shndërrohet në një shtrat të varur të rehatshëm që përdor pëlhurë të varur nga një “kornizë orbitale” – një lloj shtylle që kalon nëpër të gjithë automjetin.

E gjithë struktura e makinës është montuar në këtë kornizë, e cila mund të përdoret si mbështetje për komponentë të ndryshëm – tavolina të lëvizshme, sedilje, rafte, etj.

Sediljet e përparme janë plotësisht modulare dhe mund të rrafshohen në pak sekonda, dhe në vend të një pulti, krijon më shumë hapësirë, që mund të përdoret për të ngrohur ujin, derisa është duke u ngarkuar bateria.

Van Life vjen me rrota të mençura pa ajër, që kanë rrathë aktiv për të ndihmuar automjetin të lëviz edhe në sipërfaqe më të vështira siç janë bora ose rëra.

/Shqip.com