Lajme Botë

Kinë – Numër rekord i rasteve me Covid

Kina ka regjistruar numrin më të madh të rasteve të përditshme me Covid që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave të rrepta për të eliminuar virusin.

“Ka shpërthime në disa qytete të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin Pekin dhe qendrën jugore tregtare Guangzhou”, raporton BBC.

Të mërkurën, vendi regjistroi 31,527 raste – më i lartë se kur ishte kulmi i të infektuarve prej rreth 28,000 i regjistruar në prill, kur qyteti i tij më i madh Shangai u mbyll.

Politika e Kinës për zero Covid ka shpëtuar jetë në vendin me 1.4 miliardë njerëz, por gjithashtu ka dhënë një goditje ndëshkuese për ekonominë dhe jetën e njerëzve të zakonshëm.

Sidoqoftë, vala në rritje e rasteve vjen gjithashtu disa javë pasi vendi qetësoi paksa disa nga kufizimet e tij.

/Shqip.com