Lajme Botë

Kina rrethon Tajvanin me mbi 50 avionë luftarakë dhe bombardues bërthamorë

Avionet e Kinës

Kina dërgoi një flotë prej gjashtë anijesh dhe mbi 50 avionësh luftarakë, përfshirë bombarduesit bërthamorë për të rrethuar Tajvanin në lojërat e reja kërcënuese të luftës.

Teksa Pekini po rrit presionin ndaj Tajvanit të vetëqeverisur, një admiral i lartë i marinës amerikane ka thënë se Amerika duhet të përballet me “gorillat” kineze.

Kina kreu stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë rreth Tajvanit, në përgjigje të vizitës së politikanes së lartë amerikane Nancy Pelosi dhe një delegacioni të Kongresit, raporton The Sun.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se inkursioni i fundit përfshinte 51 avionë, përfshirë bombarduesit H-6, të cilët janë të aftë të dërgojnë armë bërthamore.

Si përgjigje, avionë luftarakë tajvanezë u panë të ngriheshin në qiell, disa prej tyre të armatosur me raketa kundër anijeve.

Një konflikt mund të tërheqë ShBA-në dhe aleatët e tjerë në një betejë katastrofike të superfuqive, paralajmërojnë ekspertët.

Është raportuar se Kina ka vendosur nëndetësen e saj të fundit rreth Tajvanit, e mbushur me armë, duke përfshirë raketa supersonike, që synojnë fundosjen e aeroplanmbajtësve të fuqishëm të Marinës së ShBA-së.

Në përgjigje të lojërave luftarake, ushtria amerikane bëri një shfaqje masive të forcës mbi Paqësorin.

SHBA ka përsëritur mbështetjen për Tajvanin pasi Kina refuzoi të përjashtonte përdorimin e forcës për të kapur ishullin e pavarur./SHQIP.com