Lajme Ballkan

Kina përdori Dorian Duçkën për të sulmuar tribunalin e Hagës

Në vitin 2016, arbitrazhi i Hagës dha një vendim shumë të rëndësishëm për çështjen e Detit të Kinës Jugore.

Tribunali vendosi se Kina nuk ka të drejtë në pretendimet e saj territoriale ujore përkundrejt Filipineve.

Por gjejeni se kush e mbrojti Kinën me qëndrimet e tij në median shtetërore? Pikërisht Dorian Duçka i Edi Ramës.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore kineze Xinhua, ai tha se vendimi ishte i paragjykuar kundër Kinës.

“Vendimi i gjykatës së arbitrazhit me bazë në Hagë për çështjen e Detit të Kinës Jugore tregoi se ai është një organ shumë i njëanshëm,” tha Duçka për Xinhua. Agjencia kineze e prezanton si ‘një ekspert dhe ish-zyrtar shqiptar, një strateg energjetik dhe ish-zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë’.

“Rasti i Detit të Kinës Jugore ishte i motivuar politikisht për qëllime populiste nga ish-qeveria e Filipineve,” tha Duçka në një intervistë me shkrim me Xinhua të mërkurën.

Lexo edhe:
Pas McGonigal edhe Dorian Duçka në “laptopin” e djalit të presidentit amerikan

“Ish-presidenti i Filipineve Benigno S. Aquino III nisi këtë farsë politike në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, e cila ka minuar besimin global në të drejtën ndërkombëtare dhe ka shkelur mirëbesimin e diplomacisë dhe negociatave,” tha Duçka. “Kjo gjykatë, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), nuk mund të vendosë për çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin territorial. Zgjidhja e vetme për këto çështje të ndërlikuara është përmes dialogut, diplomacisë dhe konsultimit përmes bisedimeve dypalëshe, të hapura dhe transparente midis palët e interesuara drejtpërdrejt”, tha njeriu i Ramës.

Kujtojmë se Duçka përmendet në dosjen e FBI si përfaqësues i një konglomerati energjetik kinez.

Lexo edhe:
Meta: McGonigal më shumë se 4 vizita në Shqipëri, takime dhe me njerëz të drejtësisë

Sipas kreut të opozitës, Sali Berisha, Duçka ka vendosur kontakte të ngushta mes Edi Ramës dhe kinezëve.

Madje ai solli një avion në dispozicion të Edi dhe Olsi Ramës për vizitat në Kinë, raporton Syri.net.

/Shqip.com