Lajme Botë

Kina lehtëson masat kundër COVID-19

Kina ka lehtësuar masat kundër COVID-19 edhe pse numri i rasteve po rritet.

Karantina do të shkurtohet nga shtatë ditë në një institucion shtetëror në pesë ditë dhe tre ditë në shtëpi.

Lehtësimi i masave vjen disa javë pasi Xi Jinping u rikthye si lider i partisë për një mandat të tretë, raporton BBC.

Politika e Kinës për zero Covid ka shpëtuar jetë në vendin me 1.4 miliardë njerëz, por gjithashtu ka dhënë një goditje ndëshkuese për ekonominë dhe jetën e njerëzve.

Të premten, u njoftuan masat e lehtësuara edhe pse vendi po përballet me valën e re të COVID.

Të enjten, Kina regjistroi mbi 10,500 raste të reja me Covid, totali më i lartë ditor që nga prilli kur Kina mbylli qytetin e saj më të madh Shangai.

/Shqip.com