Lajme Botë

Kina ka nisur stërvitjet ushtarake në Tajvan

Kina prej dy ditësh ka nisur stërvitjet detare rreth Tajvanit
Kina prej dy ditësh ka nisur stërvitjet detare rreth Tajvanit

Kina prej dy ditësh ka nisur stërvitjet detare rreth Tajvanit, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten pas vizitës së Presidentit Tsai Ing-wen në SHBA javën e kaluar.

Këto stërvitjet  Pekini i ka quajtur si një paralajmërim të ashpër për Taipei. Tajvani tha se dhjetëra avionë kinezë fluturuan rreth ishullit vetëm të dielën, dhe se gjithashtu u vunë re edhe nëntë anije.

Ndërsa operacioni, i quajtur “Shpata e Përbashkët” nga Pekini, do të vazhdojë deri të hënën.

Zyrtarët tajvanezë janë revoltuar nga operacioni, ndërsa kanë hedhur akuza të forta ndaj Pekinit, duke argumentuar se përdor vizitën e  Tsai – ku ajo u takua me kryetarin e Dhomës së SHBA-së, Kevin McCarthy – si një “arsyetim për të kryer stërvitje ushtarake, të cilat kanë dëmtuar seriozisht paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon”.

Një marinar i drejtohej anijes kineze përmes një radioje duke i thënë: “Ju po dëmtoni seriozisht paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ju lutemi kthehuni menjëherë dhe largohuni. Nëse vazhdoni të vazhdoni, ne do të marrim masa dëbimi”, shkruan BBC.

Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit i kanë kërkuar Kinës që të mos reagojë në me të tilla veprime ndaj një takimi, i cili u zhvillua në Kaliforni dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje

SHBA ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Taipein në favor të Pekinit në 1979, por është e detyruar me ligj t’i sigurojë Tajvanit mjetet për t’u mbrojtur.

/Shqip.com