Sport Ndërkombëtar

Kimich: Kisha frikë, por tani do vaksinohem

Joshua Kimich

Joshua Kimich është jashtë fushave të gjelbra që nga gjashtë tetori.

Mesfushori gjerman nuk do luajë deri në vitin 2022 për shkak të problemeve të shkatuarra nga COVID-19.

26 vjeçari kishte refuzuar që të vaksinohej kundër COVID-19, por tashmë është penduar për këtë fakt.

“Kisha frikë, por tani po vaksinohem”, është shprehur Kimich.

Por, ai ka treguar se ka gjendje të mirë shëndetesore dhe mezi pret të rikthehet në stërvitje.

Soccer: Joshua Kimmich out until 2022 with COVID effects
Joshua Kimich

“Ndihem shumë mirë, por ende nuk mund të stërvitem plotësisht për shkak të infiltrimeve të vogla në mushkëri. Prandaj, do të bëj stërvitje rehabilituese dhe mezi pres të rikthehem plotësisht në aksion në janar”, shtoi mesfushori gjerman.

Joshua është një nga futbollistët kryesorë të bavarezëve në vitet e fundit.

Mungesa e tij në fushën e gjelbër është një hendikep i madh për skuadrën gjermane.

Sa i përket Bayern Munchen, kjo skuadër është duke kaluar në formë fenomenale.

Kampionët e Gjermanisë e mbyllën fazën e grupeve pa asnjë humbje dhe gjenden në pozitën e parë në Bundesliga./Shqip.com