Kim Kardashian thotë se ishte në gjumë kur u martua motra e saj
Kim Kardashian thotë se zbuloi se motra e saj Kourtney ishte martuar në Las Vegas përmes një mesazhi në bisedën e grupit familjar.
Kourtney, Kim, motrat Khloe dhe Kendall Jenner dhe nëna e tyre Kris Jenner ishin të ftuara te Jimmy Kimmel Live! të mërkurën mbrëma(6 mars) për të promovuar serialin e tyre të ri në Hulu, dhe gjithashtu u pyet për martesën e Kourtney me Travis Baker.
Gjatë fundjavës, Kourtney dhe Travis tronditën fansat e tyre kur konfirmuan se kishin një martesë ‘praktike’ në një kishë në Las Vegas pasi morën pjesë në çmimet Grammy të këtij viti, raporton dailymail.
Jimmy Kimmel pyeti nëse familja ishte në dijeni të dasmës së motrës së madhe Kourtney, me nëna e tyre Kris tha se ajo dhe Khloe e dinin për vendimin e tyre.
Por, Kim tha se ajo ishte duke fjetur kur ata të dy kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Ndërsa në specialen e familjes së famshme në ABC News, e cila u transmetua gjithashtu të mërkurën, Kourtney foli për marrëdhënien e saj me Travis dhe atë se si ai u kthye nga një mik në të fejuar.
Kourtney dhe Travis ishin miq për më shumë se një dekadë përpara se të fillonin të takoheshin në dhjetori të vitit 2022.
Në tetor të 2021, Travis i propozoi fejesë nënës së tre fëmijëve në Montecita të Kalifornisë.
Ndërkohë, të mërkurën Kourtney postoi fotot nga prapaskenat e dasmës së tyre ‘epike’ të dehur, e cila u mbajt në Las Vegas në orët e hershme të mëngjesit./Shqip.com