Rozë Ndërkombëtar

Kim Kardashian shfaqet natyrale në daljen e parë publike pas ndarjes nga Pete Davidson

Kim Kardashian mori vëmendjen e publikut teksa u nis të dielën bashkë me familjen për një argëtim detar në një varkë në Coeur d’Alene, Idaho.

Ylli i “Kardashians”, 41-vjeçare, veshi një kostum të zi, të cilin e la pjesërisht të zbërthyer, duke vënë në pah dekoltenë ndërsa mbuloi sytë me një palë syze të mëdha dielli.

Ishte hera e parë që themeluesja e “SKIMS” u pa që nga ndarja e saj me komedianin Pete Davidson, 28 vjeç, në fillim të këtij muaji.

Bukuroshja televizive kishte kapur flokët me një kapëse flokësh ngjyrë të bardhë.

Në një moment, kishte u pa duke larguar syzet e diellit dhe duke kontrolluar diçka në telefonin e saj.

Biznesmenja dukej në gjendje të mirë, duke lënë të shkëlqejë bukuria e saj natyrale.

Romanca nëntë-mujore e Kim me ish-yllin e “Saturday Night Live” mori fund në fillim të muajit gusht, ndërkohë që ai po xhironte filmin “Wizards” në Australi.

Pas ndarjes, Pete ishte tallur nga ish-bashkëshorti i Kim, reperi Kanye West, madje e kishte shpallur edhe të vdekur./Shqip.com