Rozë Ndërkombëtar

Kim Kardashian sërish ‘i tmerron’ njerëzit me veshjen e saj në ‘Met Gala 2021’

Kim Kardashian

Kim Kardashian befasoi të hënën teksa shkoi për një pamje krejtësisht minimaliste të frymëzuar nga burri i saj i ndarë Kanye West në natën më të madhe të modës.

Miliarderja 40-vjeçare mbuloi plotësisht fytyrën e saj në një veshje “Balenciaga” tërësisht të zezë kokë e këmbë, përfshirë fytyrën, teksa mbërriti në Muzeun Metropolitan të Artit në New York,  shkruan DailyMail.

Ndonëse u shfaq mbuluar plotësisht, Kim hargjoi orë të tëra në karrigen e makijazhit, me mikun e saj shqiptar Mario Dedivanovic, i cili u kujdes për tretmanin e saj.

Artisti 37-vjeçar i makijazhit u shfaq duke aplikuar markën luksoze të kujdesit për lëkurën “La Mer’s Crème de la Mer” në fytyrën e saj.

Nuk dukej të ishte vetëm një krem hidratues në fytyrën e saj, pasi Mario ndau një imazh tjetër të Kimit, i cili tregonte shtesat që po aplikoheshin në flokët e saj.

Pamja e zezë kishte disa pjesë të ndërlikuara pavarësisht nga thjeshtësia e pamjes së saj pasi përfshinte edhe çizme triko të markës “Pantaleggings”.

Aksesorët u mbajtën të njëtrajtshëm pasi ajo gjithashtu kishte doreza të gjata dhe një maskë me fytyrë të plotë e cila e mbante makijazhin e saj të fshehtë.

Ish-burri i saj, Kanye West zgjodhi të anashkalojë ngjarjen, por prania e tij ende arriti të ndihej./SHQIP.com