Rozë Ndërkombëtar

Kim Kardashian e falënderon Kanye West pas fitimit të çmimit ‘Ikona e modës’

Kim Kardashian

Me një markë miliarda dollarësh në emrin e saj dhe stil të veçantë Kim Kardashian rrëmbeu çmimin e ‘Ikonës së Modës’ në People’s Choice Awards.

Kim gjatë ceremonisë shfrytëzoi rastin të falënderojë ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, për suksesin e saj në fushën e modës.

“Sinqerisht jam shumë e përulur që jam këtu. Fillova si organizatore dollapësh dhe stiliste, kështu që fakti që po fitoj çmimin e ikonave të modës është një moment i rëndësishëm për mua”.

 “Pra, faleminderit Kanye, madje që më prezantoi vërtet me botën e modës. Unë rashë në dashuri me modën. Kjo është një ëndërr që unë mund të zgjohem dhe të vesh këto rroba të mrekullueshme dhe të provoj gjëra të reja, të rrezikoj. Jam shumë e përulur”, ka deklaruar Kim.

Kim dhe Kanye ndërkaq u ndanë në fillim të këtij viti dhe kanë bashkë katër fëmijë: North, Chicago, Saint dhe Psalm. 

Ndërsa, së fundmi Kayne ka thënë se  beson se do të ribashkohet me Kim Kardashian, pavarësisht romancës së saj me Pete Davidson.

“Rrëfimi që Zoti dëshiron është të shohë se ne mund të shpengohemi në të gjitha këto marrëdhënie. Ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime,” pranoi Kanye.

Më tej ai tregoi se ka besim në Zotin se do të kthehet në shtëpi te gruaja dhe fëmijët e tij, duke thënë se ndarja është vepër e djallit.

“Nëse armiku mund ta ndajë Kimye, do të ketë miliona familje që mendojnë se ndarja është në rregull,” tha ai, “por kur Zoti të bashkojë Kimye, do të ketë miliona familje që do të ndikohen për të parë se ata mund të kapërcejnë punën e ndarjes, të traumës që djalli ka përdorur për të kapitalizuar për t’i mbajtur njerëzit në mjerim, ndërsa njerëzit shkelin njerëzit e pastrehë për të shkuar në dyqanin Gucci, “përfundoi ai./SHQIP.com