Lajme Botë

Kim Jong-u lavdëron shkencëtarët dhe teknikët e tij

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-u, mbikëqyri testimin e një “motori me karburant me shtytje të lartë” për një armë të re strategjike, njoftuan mediat shtetërore koreane.

Zhvillimi mund t’i japë diktatorit kontrollin e një arsenali më të lëvizshëm e më të vështirë për t’u zbuluar të raketave balistike ndërkontinentale që mund të arrijnë në SHBA.

“Testi statik i qitjes” i së enjtes i një motori rakete në objektin e lëshimit të raketave në veriperëndim të vendit ishte i pari i këtij lloji në Korenë e Veriut, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Kim, lavdëroi shkencëtarët dhe teknikët për testin, duke thënë se ai priste që arma e re të ndërtohej “në harkun më të shkurtër kohor”, tha KCNA.

Testi i fundit motorik tregoi se Koreja e Veriut është e vendosur të zbatojë betimet e Kim për të zhvilluar sisteme të tilla të sofistikuara të armëve, pavarësisht nga vështirësitë e brendshme të lidhura me pandeminë dhe presionet ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA për të frenuar programin e saj bërthamor.

/Shqip.com