Rozë

Kida dhuron performancë të zjarrtë në “Sunny Hill”

Sonte në Gërmi po mbahet nata e parë e festivalit “Sunny Hill”.

Një nga artistët që nuk i ka munguar skenës magjike të festivalit është edhe Kida, e cila bashkë me grupin e vallëtareve të saj ka dhuruar një performancë të zjarrtë.

Nga videot e publikuara në faqen zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram , këngëtarja shihet teksa perforomon e veshur në një fustan të bardhë.

Përveç Kidës sonte pritet të përformojë edhe Dua Lipa, një nga organizatoret e festivalit.

Sunny Hill do të vazhdojë edhe për tri netë të tjera, pra deri më 7 gusht./Shqip.com