Lajme

Kica-Xhelili: Pushteti po degradon sistemin e drejtësisë (VIDEO)

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili
Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili

Mos u mashtroni, pushteti popullist po degradon sistemin tonë”, është thirrja që ka bërë së fundi Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Deputetja e kësaj partie, njëherësh juristja Doarsa Kica-Xhelili, kritikon qeverinë për uljen e pagave dhe për faktin që nuk është bërë padia për gjenocid.

Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid”, thotë Kica-Xhelili, në videon e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të LDK-së.

Ajo Qeverinë e ka quajtur të paaftë e cila justifikohen në emër të së kaluarës, duke kujtuar që ky pushtet, pjesë e të cilit ishte edhe Kica-Xhelili, ka bërë dy vite në pushtet dhe synimet ishin tjera.

/Shqip.com