Lajme

Kica-Xhelili për Guxo: Nuk ka platformë, nuk jam më për shkak të kauzave të reformave në drejtësi

Lista Guxo

Deputetja e më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili është shprehur se për shkaqe të kauzave personale për reformat në drejtësi më nuk është pjesë e grupit parlamentar Guxo-LVV.

Në një intervistë për Rubikon, Kica-Xhelili thotë se për shkak se jam kaq parimore për atë mendoj se mund të jem kaq mosbesuese.

“Për shkak se jam kaq parimore për atë mendoj se mund të jem kaq mosbesuese. Por, mendoj që një masë e reagimeve ka të bëjë pikërisht me faktin që sikur nuk jemi të gatshëm ta pranojmë mundësinë që ne mund ta kemi një vetëdije të atillë sa të kemi edhe qëndrime të tilla. Por, në qoftë se unë mund të shërbej si shembull atëherë më vjen mirë”, është shprehur ajo.

Lista Guxo

Ajo po ashtu ka folur edhe për Projektligjin për Byronë Shtetërore.

“Duke filluar nga Byroja duke qenë se projektligji ka ardhur tashmë në kuvend ka qenë publike që unë kam abstenuar për atë projektligj, jo vetëm që kam abstenuar por kam dalë edhe publikisht për të treguar që është gabim mënyra se si po synohet të materializohet Byroja”, tha Kica-Xhelili.

Rreth një muaj më parë Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Lexo edhe:
Miratohet Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, Konjufca dhe Kica abstenojnë

Këtë projektligj e kanë votuar pro 61 deputete dhe 58 të tjerë kundër si dhe 3 nga abstenuan.

Pos Doarca Kicës kishte abstenuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./Shqip.com