Lajme

Kica: Kot shkojmë në seancë, shumica po kalkulon veç deputetët e vet

Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka komentuar vendimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili e shtyu seancën e sotme për shkak, sipas tij, të mungesës së kuorumit.

Kica tha se në sallën e Kuvendit ndodheshin 90 deputetë dhe, sipas saj, rregullorja e Kuvendit të Kosovës kërkon që seanca të fillojë kur aty janë 61 deputetë.

Por, siç thotë Kica, Konjufca i kalkuloi vetëm deputetët e vetë pa ata të opozitës.

“Një sqarim për kuorumin sot në Kuvend. Kuorum për të filluar seanca kishte. Në sallë ishim rreth 90 deputetë. Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të fillojë kur ka kuorum – pra kur janë 61. POR, shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë, PA opozitën”, ka shkruar Kica në Facebook.

Kica tha se deputetët e opozitës marrin pjesë kot nëpër seanca, pasi, sipas saj, aty ka rëndësi vetëm 50 përqindëshi i parë i mazhorancës.

/Shqip.com