Teknologji Auto

Kia vjen me disa ndryshime në modelet e reja elektrike

Prodhuesi koreano-jugor i automobilave Kia planifikon të rrisë linjën e makinave elektrike kompakte në vitet e ardhshme, duke prezantuar një crossover me bateri dhe hatchback të vogël.

Vitin e kaluar, Kia njoftoi se do të lansonte 14 automjete të reja elektrike deri në vitin 2027. Këtë vit, shtoi një model të ri sekret në listë, duke na dhënë shpresë se një makinë sportive elektrike është duke u ndërtuar.

Shefi i marketingut të Kia Europe, David Hilbert, konfirmoi se ofertat e veturave elektrike do të mbulojnë “të gjitha segmentet kryesore”.

Aktualisht, sfera e makinave elektrike të Kia-s përfshin EV6 dhe SUV EV9. Kjo terminologji pritet të përdoret për modele të tjera, duke sugjeruar që hyrjet më të vogla mund të jenë EV1, EV2 dhe EV3. Kjo në thelb është konfirmuar nga prezantimi i SUV më të vogël të quajtur EV5, i cili është një model i ngjajshëm me EV9 që është më i madh.

EV5 do të zbulohet fillimisht në Kinë, por një prezantim në tregun global pritet të pasojë në muajt në vijim. Mund të presim një crossover elektrik edhe më të vogël, i cili do të vendoset nën EV5 në linjën e Kia. Evropa pritet të jetë tregu i synuar, ku ky model elektrik ende i paemëruar do të ketë konkurrencë të drejtpërdrjtë me Jeep Avenger.

Vlen të përmendet se prodhuesi i makinave do të vazhdojë të ofrojë modele si Niro, i cili me versionet hibrid, hibrid plug-in dhe veturë elektrike e pastër.

Hyundai Motor Group, i cili zotëron shumicën e aksioneve në Kia, po zhvillon një zëvendësim për platformën E-GMP që përdorin aktualisht EV6 dhe EV9. Ekziston mundësia që kjo arkitekturë të mund të mbështesë veturat elektrike më të vogla të Kia-s.

/Shqip.com