Teknologji Auto

Kia po punon në një veturë super të fuqishme

Prodhuesi korean po synon që deri në fund të kësaj dekade të prodhoj vetëm vetura elektrike.

Si pjesë e tranzicionit, kompania është duke punuar shumë për të zhvilluar platformën e gjeneratës së ardhshme të veturave elektrike që mund të mbajë bateritë më të mëdha.

Automjeti i parë që debutoi me platformën e përmendur është një makinë e koduar GT1 – një sedan i madhësisë së mesme, i cili vjen për të zëvendësuar modelin Stinger.

Sipas thashethemeve, platforma e re eM e GT1 do të akomodojë një bateri të madhe prej 113.2 kWh.

Me këtë bateri, vetura mund të përshkojë 800 km me një karikim.

Për më tepër, GT1 do të vijë në disa sisteme të ndryshme të fuqisë me konfigurime të vetme dhe me dy motorë.

Makina ka të ngjarë të arrijë 603 kuaj fuqi, duke e bërë atë Kia-n më të fuqishme të prodhuar deri më tani.

Natyrisht, makina të tjera Kia do të përfitojnë nga platforma e ardhshme, e cila do të jetë shumë e shkallëzueshme.

Megjithatë, platforma dhe GT1 pritet të mbërrijnë diku në vitin 2025.

/Shqip.com