Teknologji Auto

Kia do prezantoj kamionçinën në vitin 2025

Në një takim pa praninë e mediave, drejtuesit e kompanisë koreane të veturave Kia, kanë bërë të ditur se në vitin 2025 do të nisin shitjen e një kamionçine dhe presin që ky model të jetë një rival i fortë i modeleve Toyota HiLux dhe Ford Ranger.

Në fakt Kia ka këtë projekt nga viti 2020, por nuk është ngutur ta prezantoj.

Raporti pretendon se kamionçina e zhvilluar me kodin e brendshëm ‘TK’, do të përputhet me kapacitetin tërheqës dhe transportues të kamionëve më të shitur, por se cilët motorë do të ofrohen, mbetet për t’u parë.

Një variant elektrik mund të jetë gjithashtu në punë, i cili ndoshta do të arrijë në të njëjtën shasi me kornizë shkallësh të rëndë që do të debutojë kjo kamionçinë e re.

/Shqip.com