Sport Shqiptar

KHF Istogu nuk e di se çka është humbja

KHF Istogu

Kanë kaluar dhjetë gjiro, por ende nuk janë njoftuar me humbje.

KHF Istogu është skuadra e vetme që nuk është mposhtur ende në Superligën e Kosovës, shkruan Shqip.com.

Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara kanë arkëtuar po aq fitore, ndërsa kanë harruar se çka janë rezultatet negative.

Kështu, skuadra nga Istogu ka grumbulluar 20 pikë dhe nuk po njeh kundërshtarë.

Në vendin e dytë është Prishtina, e cila ka nëntë fitore dhe një humbje.

Kurse, kampionja aktuale, Vushtrria  pozicionohet e treta, pasi ka pësuar tri humbje, krahas shtatë fitoreve.

Ndërsa, garë interesante po zhvillohet edhe në fundit e tabelës.

Drita duket që veçse është “dorëzuar”, sepse ende nuk ka as edhe një fitore të vetme, ndërsa ka dhjetë humbje.

Nga katër pikë kanë Vëllaznimi dhe UJlpiana, por kjo e fundit ka golaverazh më të mirë dhe gjendet një pozitë më lartë. /Shqip.com

Renditja në tabelë