Lajme

Kherson përfundimisht në duart e Ukrainës

Rajoni lindor i Ukrianës, Kherson tani përfundimisht është në duart e ukrainasve.

Nik Robertson i CNN dha një përditësim nga Kherson duke dëshmuar çlirimin emocional të këtij rajoni.

“Kherson është tani një qytet i vijës së pare. Mbrëmë dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ju mund të dëgjonit zjarr në dalje ndaj forcave ruse. Është e paqartë se çfarë forme mund të marrë beteja këtu. Ky është një lumë strategjik, nuk mendoj se ka ndonjë mundësi që ushtarët rusë të dalin përpara,” tha Robertson.

Autoritetet ukrainase tani duhet të punojnë për restaurimin e elektricitetit, ujit dhe shërbimeve bazë, shtoi ai.

“Ka edhe një shkëlqim disa momente më parë të një kthimi të mundshëm” të shërbimeve telefonike 3G që vijnë përsëri.

Sfidë në sigurinë e qytetet mbeten  kërcënimet e mundshme të bashkëpunëtorëve me rusët.

Kushtet e motit po bëhen më të ashpra, me temperatura nën zero gjatë natës.

Pas zhvillimeve të aspra luftarake, Khersoni ka mbetur edhe pa sistemin e ngrohjes. Autoritetet ukrainase kanë thënë se ata që e kanë tepër të vështirë të jetojnë në Kherson, mund të transferohen në pjesë të tjera të vendit.

/Shqip.com