Sport Ndërkombëtar

Khabib për McGregor: “Paratë dhe fama tregojnë se kush je”

Khabib Nurmagomedov - Conor McGregor

Khabib Nurmagomedov ka kritikuar komunitetin MMA për mbështetjen e dhënë për Conor McGregor dhe sulmoi irlandezin duke thënë se ai kurr nuk do të kthehet në gjendjen e mëparshme pas dëmtimit që pësoi në UFC 264, shkruan Shqip.com.

McGregor iu desh t’i nënshtrohet operacionit për tu rikuperuar nga fibula a thyer, lëndim serioz ky që e pësoi në meçin kundër Dustin Porier.

“Paratë dhe fama tregojnë se kush je”, tha Nurmagomedov për “ESPN”.

“Unë pashë shumë ‘tweets’ që përpiqeshin ta mbështesin atë. Si do të mbështesin këtë djal? Kur fëmijët, brezi i ri e shikon atë, e shkojnë këtë sport? Nëse doni të promovoni luftën tuaj, promovojeni. Nëse komuniteti MMA do të mbështesë këtë popull të keq, ky sport do të shkojë në një mënyrë të keqe”.

Ish-mundësi rus mendon se lëndimi i pësuar i irlandezit do t’ia pamundësonte atij të kthehej në gjendjen e mëparshme.

“Me këmbët e thyera, ai kurr nuk do të shkelmoj më si më parë. Nuk besoj se ai do të kthehet më në majë. Conor ka një moshë të mirë, por ajo që ndodhi me mendjen dhe këmbët e tij mendoj se ky djalë ka mbaruar”, shtoi Khabib.

32-vjeçar nga Rusia, tashmë është mundës i pensionuar, duke mbyllur karrierën e tij me total 29 përballje, dhe duke mos regjistruar asnjë humbje./Shqip.com