Sport Ndërkombëtar

Khabib e dëshiron transferimin e Ronaldos në Premier League: Do të ishte interesante ta shihnim në Angli

Cristiano Ronaldo dhe Khabib Nurmagomedov

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është në dyshim tash e sa kohë për një largim nga Juventusi.

Fillimisht u raportua se rikthimi i Maximiliano Allegrit nuk ishte i dëshirueshëm për portugezin andaj ai po kërkonte largimin e tij nga “Zonja e Vjetër”.

Ndërsa, së fundmi u raportua se PSG nuk kishte interesim për të dhe opsioni tjetër i mundshëm po shihet Premier League.

Raportime të shumta nga media ndërkombëtare paralajmërojnë për një kalim të 36-vjeçarit drejtë Manchester Cityt.

Së fundmi, në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-mundësi, Khabib Nurmagomedov.

Numagomedov ishte shprehur se dëshiron ta sheh mikun e tij të luaj në Premier League.

“Në mendimin tim, do ishte më mirë nëse Cristiano do ndryshonte skuadër”, ka thënë fillimisht mundësi rus.

“Pa i ofenduar tifozët e Juventusit. PSG? Jo, ata kanë plotë yje. Nëse kalon në Anglin në fund të karrierës, do ishte interesante”, deklaroi ai.

Ende asnjë skuadër nuk ka bërë ofertë zyratare për të shkaku i pagës së lartë, ngase ai përfiton hiq më pas se 30 milionë euro në sezon./Shqip.com